Miroslav Jocić

PROFESOR JOCIQI MBËSHTET STUDENTËT, BRAKTISË SINDIKATËN

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 20 janar 2025. – Përkrahje për nxënësit, po jap dorëheqje nga sindikata – ka thënë sot profesori i biologjisë Mirosllav Jociq, arsimtar në SHF “Branko Radiçeviq” në Bujanoc. Ai thotë se punonjësit e arsimit kanë marrë rritjen e pagave “mbi kurriz” të studentëve protestues.
Të hënën, Jociq njoftoi se ka paraqitur një kërkesë për t’u shkëputur nga Sindikata e Punëtorëve të Arsimit të Serbisë (USPAS), një nga katër sindikatat përfaqësuese që kanë arritur marrëveshje me Qeverinë e Serbisë para fillimit të gjysmëvjetorit të dytë me të cilën përfundoi greva e punonjësve të arsimit. Njëkohësisht ai shprehu mbështetjen e tij për studentët.

Foto: Kërkesa drejtuar sindikatës

– Nuk jam më anëtar i “Sindikatës Përfaqësuese”. Edhe pse të gjithë e dimë se të drejtat kolektive të punëtorëve arrihen më së miri duke u anëtarësuar në sindikata, është e qartë se këto sindikata nuk janë në lartësinë e detyrës. Ato 5 për qind, që nuk janë thelbi i ngjarjeve të fundit, po i marrim mbi kurrizin e studentëve tanë, fëmijëve tanë dhe se të gjithë e dimë këtë. Si t’u dalim hakut? Preferoj protestën e studentëve dhe e vetmja gjë që mund të bëj nga ky pozicion është t’i mbështes deri në fund – tha Jociq.
Përndryshe, ai është edhe kryetar i Këshillit lokal të Lëvizjes popullore të Serbisë (NPS) në Bujanoc.
Arritjen e marrëveshjes ndërmjet sindikatës dhe Qeverisë, Jociqit më herët e ka cilësuar si tradhti të interesave të arsimtarëve nga të njëjtat sindikata.
Foto: Komenti i Jociqit
Një pjesë e pedagogëve që nuk pajtohen me marrëveshjen në ditën e parë të gjysmëvjetorit të dytë kanë ndërprerë punën në një numër të caktuar shkollash fillore dhe të mesme, ndërsa në Beograd është mbajtur një protestë ku kanë marrë pjesë një numër i madh punonjësish arsimor, por student dhe dhe nxënës, raportuar N1.
Kryeministri Millosh Vuçeviq tha sot se mësimi po zhvillohet në më shumë se 80 për qind të shkollave në Serbi, ndërsa Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të Arsimit të Serbisë pretendon se mësimi nuk është mbajtur në më shumë se 50 për qind të shkollave në vend. Kjo sindikatë shpalli një grevë të përgjithshme.
Bujanovaçke më herët ka njoftuar se në territorin e komunës së Bujanocit nuk ka shkolla që kanë ndërprerë punën.
Të premten, një grup arsimtarësh nga SHF “Branko Radiçeviq” i kanë përkrahur publikisht studentët duke u paraqitur në protestën e parë në Bujanoc.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *