Posao za Albance - Rahim Salihi

SALIHI: NË ADMINISTRATËN TATIMORE DUHET TË PUNËSOHEN SHQIPTARËT

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 21 janar 2025. – Në Administratën Tatimore në Bujanoc janë shqiptarët ata që do të duhej të punësoheshin, mendon Rahim Salihi, këshilltar i Partisë opozitare për Veprim Demokratik (PVD). Salihi thotë se tre nga katër vendet e punës për të cilat Administrata Tatimore ka hapur konkursin javën e kaluar janë të shqiptarëve dhe fton bashkëkombasit të aplikojnë.

– Vendet e punës duhet t’u rezervohen shqiptarëve, tre nga katër të punësuar të rinj duhet të jenë shqiptarë, duke pasur parasysh strukturën e popullsisë në Bujanoc dhe strukturën e të punësuarve në Administratën Tatimore – thotë Salihi.

Bujanovaçke paraprakisht ka njoftuar se Administrata Tatimore ka hapur konkurs për punësim në degët e saja në mbarë Serbinë, përfshirë edhe Bujanocin ku do të punësohen katër kandidatë.

KATËR VENDE TË REJA PUNE NË ADMINISTRATËN TATIMORE NË BUJANOC, HAPET KONKURSI

Salihi thotë se marrëveshja për qeverisje multietnike në komunën e Bujanocit duhet t’u sigurojë punë edhe shqiptarëve në këtë institucion shtetëror.

“Marrëveshja duhet të sigurojë punësimin e shqiptarëve në të gjitha organet shtetërore – thotë ai.

Siç mësojmë, në Administratën Tatimore në Bujanoc deri vonë kanë punuar katër shqiptarë, por dy të punësuar kanë lënë punën për shkak të daljes jashtë vendit.

PVD e Shaip Kamberit kërkon integrimin e shqiptarëve, pra punësimin në institucionet shtetërore dhe akuzon shtetin për diskriminim, sepse siç thonë ata nuk ka integrim, të paktën jo në masën që duhet, duke qenë se shqiptarët përbëjnë 62 për qind të popullsisë së komunës.

Integrimi i shqiptarëve figuron në Planin 7-pikësh, i cili është pranuar nga Qeveria e Serbisë në vitin 2013, por PVD-ja pretendon se është bërë pak ose aspak në drejtim të zbatimit të asaj që është rënë dakord.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *