Ostavka Pajazitijevog šefa kabineta - Abelant Zahiri

DORËHIQET SHEFI I KABINETIT TË KRYETARIT TË KOMUNËS

Bujanoc, 23 janar 2025. Abelant Zahiri, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si shef i kabinetit të kryetarit të Bujanocit pas më pak se gjashtë muajsh. Zahiri po largohet nga pozita e tij në pushtetin komunal për t’u rikthyer, siç tha ai, industrisë së teknologjisë informative.
Ai e ka ndarë edhe dorëheqjen dhe mesazhin e lamtumirës në rrjetet sociale.
-Që kur morëm detyrën publike për t’i shërbyer qytetarëve të komunës sonë, ne kemi dhënë maksimumin dhe asnjëherë nuk i kemi thënë “jo” një pune. Dhe ne kurrë nuk do të ndalemi së punuari për të mirën e përbashkët. Megjithatë, rrugëtimi im personal më çon në një drejtim tjetër. Kam vendosur të kthehem në industrinë e teknologjisë së informacionit, ku filloi karriera ime dhe ku besoj se mund të kontribuoj më tej. Falenderoj sinqerisht kryetarin e Komunës, Arbër Pajaziti, për besimin që ka treguar dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer. I uroj atij dhe ekipit suksese të vazhdueshme dhe shëndet të mirë në misionin e tyre të rëndësishëm”, ka thënë ndër të tjera Zarihi.
Ai shtoi se do të mbetet anëtar i Alternativës për Ndryshim të Pajazitit – parti në të cilën ka qenë pjesë që nga themelimi, thotë ai.
-Falenderim i veçantë për qytetarët e Bujanocit që ishin motivimi ynë kryesor në çdo hap të punës sonë – përfundoi ish-shefi i kabinetit.
Siç mësojmë, shefi i ri kabineti do të emërohet javën e ardhshme.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *