Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 23 janar 2025. Gishti i mesit për studentët, profesorët, arsimtarët, pedagogët e shkollave dhe të gjithë të tjerët që protestojnë në të gjithë vendin. Kryetari i këshillit lokal i Partisë përparimtare në Bujanoc dhe drejtori i Trupit Koordinues për jugun e Serbisë, Nenad Mitroviq ka publikuar një fotografi të gishtit të mesit, si kundërpërgjigje ndaj dorës së përgjakur nga slogani studentor “Duart e tua janë të përgjakur”.
Gishti i mesit, kuptimi i të cilit nuk ka nevojë të shpjegohet, mund të jetë një përgjigje ndaj kërkesave të studentëve që në Serbi të mbizotërojë shteti i së drejtës, që institucionet të jenë të pavarura, të ekzistojë fuqia e ligjit, jo ligji i forcës.
Foto: Dora e përgjakur dhe gishti i mesit
Progresistët e shohin dorën e përgjakur – një simbol i protestës së studentëve dhe qytetarëve që mbajnë qeverinë përgjegjëse për tragjedinë në Novi Sad – si një shenjë të Hamasit terrorist. Gishti i mesit, gjithashtu i përgjakur, indikon në një vizore progresiste është shenjë e antiterrorizmit. Si kundërpërgjigje ndaj protestave është shfaqur pak ditë më parë dhe po përhapet edhe nëpër shkolla.
Në një përshkrim grafik ulëritës, të dy duart janë të përgjakur. Për këtë, të dyja palët duket se janë dakord.
Përparimtarët e nivelit më të ulët të Bujanocit nuk hezituan të tregojnë besnikërinë dhe përkushtimin e tyre ndaj idealeve më të shpejta, më të forta dhe më të mira për fëmijët tanë, kështu që ata e ndanë dhe u pëlqeu gishti i mesit.
Hallall.

GISHTI I MESËM EDHE NË PROFILET E PROGRESISTËVE TË BUJANOCIT
Bujanovačke23. Jan 2025.FILLIMI, POLITIKË, SHOQËRI0
Previous PostHIQET LINJA PËR BARTJEN E NXËNËSVE TË BUJANOCIT: “LINJA NUK ËSHTË MË RENTABILE”
Next PostKËSHILLI KOMBËTAR KËRKON SHKOLLË TË MUZIKËS PËR FËMIJËT SHQIPTARË