Za albansku decu - Enkel Redžepi

KËSHILLI KOMBËTAR KËRKON SHKOLLË TË MUZIKËS PËR FËMIJËT SHQIPTARË

Bujanoc, 23 janar 2025. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH), Enkel Rexhepi, kërkon hapjen e një shkolle muzikore për fëmijët shqiptarë. Ai me këtë rast ka dërguar një kërkesë në Ministrinë e Arsimit.
Një shkollë muzikore për fëmijët shqiptarë do të ishte, sipas Rexhepit, “një hap drejt zhvillimit kulturor dhe arsimor në Luginën e Preshevës”.
Në Bujanoc ekziston një shkollë fillore e muzikës ndërsa paraardhësi i Rexhepit në krye të KKSh-së, Nevzad Lutfiu, kishte kërkuar më parë të punësojë profesorë shqiptarë në këtë institucion.
-Sot iu drejtova Ministrisë së Arsimit të Serbisë me kërkesë për hapjen e shkollës fillore të muzikës në Luginën e Preshevës. Kjo shkollë do të jetë një hap i rëndësishëm për fëmijët tanë, pasi do t’i njohë ata me artin dhe kulturën, si dhe do të mundësojë kultivimin e talenteve të rinj. Kështu ata do të jenë të barabartë me fëmijët e tjerë në rajon – tha Rexhepi të mërkurën.
Ai po ashtu deklaroi se arsimi dhe kultura janë shtyllat e forcimit të identitetit kombëtar shqiptar.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *