Bujanoc, 23 janar 2025. Së bashku do të punojmë në projekte konkrete që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë dhe do të promovojnë paqen dhe mirëkuptimin, tha të mërkurën në Bujanoc, kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, pas takimit me ministrin e pajtimit, bashkëpunimit rajonal dhe stabilitetit social, Usame Zukorliq.
Pajaziti tha se Zukorliq e ka siguruar se Bujanoci do të ketë mbështetjen e vazhdueshme të ministrisë së tij. duke theksuar rëndësinë e partneritetit në ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.
-Kemi diskutuar për hapat e ardhshëm në forcimin e bashkëpunimit dhe projektet që do të ndihmojnë në përmirësimin e mirëqenies dhe stabilitetit në komunën tonë – thotë Pajaziti.
Zukorliq të mërkurën është takuar edhe me shefin e Trupit Koordinues për jugun e Serbisë, Nenad Mitroviq, përfaqësues të sektorit civil dhe ka vizituar Organizatën Turistike të Bujanocit, të udhëhequr nga Adem Salihi, kryetar i komitetit lokal të partisë së Zukorliqit.

MINISTRI ZUKORLIQ DHE PAJAZITI: SË BASHKU PËR BUJANOCIN
Bujanovačke23. Jan 2025.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostKËSHILLI KOMBËTAR KËRKON SHKOLLË TË MUZIKËS PËR FËMIJËT SHQIPTARË
Next PostSTUDENTËT NGA BUJANOCI MESAZH ISH – MËSUESVE: NGRITNI KOKËN!