ARKIVI I TUBIMEVE PUBLIKE: BG 55.000, NISHI 10.500, NS 22.000, JAGODINA 14.000

Bujanoc, 25 janar 2025. (Foto Jav) – Sipas një vlerësimi të Arkivit të tubimeve publike, organizatë që numëron pjesëmarrësit e protestës, në protestën e djeshme të “Grevës së përgjithshme” në Nish ishin rreth 10.500 qytetarë.
Arkivi i tubimeve publike thotë se në Beograd kishte rreth 55.000 njerëz, në Novi Sad 22.000, ndërsa në Kragujevc kishte rreth 6.000 qytetarë.
E njëjta metodë është përdorur për të numëruar 14 mijë qytetarë në një tubim në Jagodinë, transmeton Južne Vesti.
Një lumë njerëzish u mblodh dje në kryqëzimin e Gjykatës Themelore të Nishit dhe në mesin e turmës ishin të moshuar dhe prindër me fëmijë, profesorë, mësues, postierë dhe punëtorë ndërtimi.
Njëra nga protestat më masive është mbajtur në Nish, siç konfirmojnë të dhënat e Arkivit të tubimeve publike, ku thuhet se në udhëkryqin pranë Gjykatës Themelore në Nish janë mbledhur rreth 10.500 qytetarë.
Mbështetje për qytetarët e tubuar të Nishit dhanë edhe punonjësit e korrespondencës së RTS-së, si dhe nga Qendra Klinike, të cilët dolën para këtij institucioni dhe bënë homazhe 15-minutëshe për viktimat në Novi Sad.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *