Bujanoc, 27 janar 2025. – Grevat dhe protestat në Serbi nga studentët dhe qytetarët që kërkojnë drejtësi nuk mund ta mbajnë pasiv Bujanocin, Preshevën dhe Medvegjën. Ragmi Mustafi, kryetar i degës së PVD-së në Bujanoc, vlerëson se protestat masive kanë nxjerrë në pah një “hendek të madh mes qytetarëve dhe qeverisë së Vuçiqit”. Prandaj Mustafi kërkon dorëheqjen e Nenad Mitroviqit, ushtrues detyre i drejtorit të Shërbimit të TK.
“Ngjarjet aktuale në Beograd dhe qytete të tjera në Serbi janë alarm për të gjithë rajonin tonë. Si qytetarë, nuk mund të qëndrojmë indiferentë ndaj ngjarjeve që prekin jo vetëm Serbinë, por edhe të ardhmen tonë. Edhe pse nuk presim ndryshim të madh të qëndrimit ndaj Luginës së Preshevës, hapi i parë është fundi i regjimit të Vuçiqit dhe Mitroviqit”, ka thënë Mustafi.
“Ndërsa studentët protestojnë në rrugë, kërkojnë ndryshime dhe bllokojnë rrugët kryesore dhe grevat po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, regjimi po përpiqet të ruajë pushtetin duke mbledhur mbështetës në mitingje të detyruara si ai në Jagodinë”, thotë Mustafi.
Por në Bujanoc, shton ai, “ku sfidat janë edhe më të thella për shkak të diskriminimit sistematik ndaj shqiptarëve”, heshtja është zhgënjyese.
Mustafi është veçanërisht kritik ndaj Nenad Mitroviqit, ushtrues detyre i drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues, i cili siç thotë ai “vazhdon me një qasje arrogante dhe të papërgjegjshme ndaj qytetarëve”.
Mustafa, partia e të cilit është opozitë në Bujanoc, nuk po e kursen kryetarin e komunës, Arbër Pajazitin, pasi siç vlerëson ai, nuk po reagon ndaj trazirave politike, grevave dhe protestave në Serbi.
“Në këtë mjedis është e qartë se Nenad Mitroviqi dhe politikat që ai përfaqëson nuk mund të jenë më në krye të një institucioni që pretendon se punon për qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Prandaj, siç kërkuam nga Kuvendi Komunal, kërkojmë edhe një herë dorëheqjen e tij të menjëhershme, si simbol i një politikani që nuk ka treguar respekt për nevojat dhe të drejtat e qytetarëve”, ka thënë Mustafi.
![](https://bujanovacke.co.rs/wordpress/wp-content/uploads/2025/01/IMG_4097-735x400.jpeg)
GREVAT DHE PROTESTAT NUK GUXOJNË TA SHMANGIN BUJANOCIN, MUSTAFI THIRRJE QYTETARËVE
Bujanovačke27. Jan 2025.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostSULMOHEN STUDENTËT NË NOVI SAD, NJË VAJZË ME LËNDIME TË RËNDA
Next PostMITROVIQ: BAZUAR NË DEKLARATËN E MUSTAFIT, PRAPA PROTESTAVE NË SERBI QËNDRON KURTI