Bujanoc, 27 janar 2025. – Përkrahja për protestat në Serbi nga Ragmi Mustafi – zyrtar i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), është konfirmim se Albin Kurti qëndron drejtpërdrejt pas protestave – thotë kreu i Partisë progresistëve të Bujanocit, Nenad Mitroviq.
Sipas tij, deklarata e Mustafit është dëshmi se në protestë është përfshirë një faktor i huaj.
Mitroviq më parë kishte identifikuar “shërbimet sekrete ustashe” si organizatorët kryesorë të protestave.
-Sa i përket Mustafit, ndoshta edhe ai ëndërron një qeveri kalimtare në nivel lokal, pasi një nga kërkesat e protestave është një qeveri kalimtare. Që ai dhe partia e tij të kthehen në pushtet në Bujanoc. Unë po i them se nuk do të ketë qeveri tranzitore dhe nuk do të ketë ardhje në pushtet pa zgjedhje – thotë në përgjigjen e tij Mitroviq.
Ai po ashtu thotë se qytetarët kanë vendosur që Mustafi dhe PVD të jenë në opozitë, gjë që është dëshmi se sa mirë ka punuar në 22 vitet e fundit.
-Shteti ka bërë aq shumë për Bujanocin ndërsa ai duhet le t’i mbyllë sytë para fakteve. Shkolla “Sezai Suroi” është rinovuar pas vitit 2012, është rikonstruktuar edhe shkolla fillore “Branko Radiçeviq”, ndërsa po përfundon puna në shkollën “Sveti Sava”. Është ndërtuar autostrada që ka kërkuar pikërisht PVD-ja sipas planit 7 pikash, si dhe Fakulteti Ekonomik, materniteti ambulator në Preshevë, e gjithë kjo është bërë falë Aleksandër Vuçiqit – thotë Mitroviq.
Ai ka shtuar se i vjen mirë që Mustafi si këshilltar i Kurtit dhe Bislimit e identifikon me Vuçiqin dhe se nuk ka kompliment më të madh për të.
-Natyrisht që Mustafi nuk ka përparuar politikisht që nga fillimi. Ai nuk mësoi asgjë. Unë do t’ia përsëris, kuvendi lokal nuk është kompetent për emërimin e zyrtarëve shtetërorë, kështu që vetëm Qeveria mund të më emërojë dhe shkarkojë, dhe ai po kërkon nga kuvendi lokal që ta bëjë atë”, tha Mitroviq, i cili është edhe ushtrues i Drejtor i Shërbimit të Trupit Koordinues – në cilësinë e ushtruesit të detyrës – për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.
![Mitrović i Mustafi](https://bujanovacke.co.rs/wordpress/wp-content/uploads/2025/01/viber_image_2025-01-27_15-39-59-886-735x400.jpg)
MITROVIQ: BAZUAR NË DEKLARATËN E MUSTAFIT, PRAPA PROTESTAVE NË SERBI QËNDRON KURTI
Bujanovačke27. Jan 2025.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostGREVAT DHE PROTESTAT NUK GUXOJNË TA SHMANGIN BUJANOCIN, MUSTAFI THIRRJE QYTETARËVE
Next PostSTUDENTËT BLLOKOJNË “AUTOKOMANDËN”, TUBIME MBËSHTETËSE NË MBARË SERBINË