Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 28 janar 2025. – Mitroviqi është produkt i regjimit të Vuçiqit, zëdhënës i gënjeshtrave dhe trillimeve me të cilat ai përpiqet të fshehë hendekun mes popullit dhe pushtetit – tha Ragmi Mustafi, zyrtar i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), duke iu përgjigjur kreut të SNS-së së Bujanocit për pretendimet e tij se Kurti qëndron pas protestave në Serbi. Mustafi ka vlerësuar se Mitroviqi me deklarata të tilla fyen inteligjencën e çdo qytetari të Serbisë.
Ai gjithashtu thotë se “akuzat dhe shpifjet e pabaza të Mitroviqit janë shembull i propagandës së dëshpëruar të regjimit të Vuçiqit”.
Protestat në Serbi janë rezultat i një rebelimi të studentëve dhe qytetarëve kundër një regjimi autoritar, të korruptuar dhe arrogant, tha ai.
-Është fyese të pretendosh se protestuesit në Beograd dhe qytete të tjera kanë nevojë për Albin Kurtin për të parë padrejtësinë dhe korrupsionin në Serbi. Një pretendim i tillë është fyerje për inteligjencën e çdo qytetari që sheh të vërtetën dhe fytyrën e regjimit të korruptuar dhe autoritar – thotë zyrtari e partisë së Shaip Kamberit.
Siç thotë ai, Mitroviqi po përpiqet të luajë rolin e “Radoiçiqit institucional” në në jug të Serbisë, duke kërcënuar, frikësuar dhe organizuar autobusë për mitingjet e Vuçiqit.
Kështu, shton Mustafi, po keqpërdor pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
-Me ndërtimin e një shteti paralel, SNS po përdor dhunën për të heshtur çdo zë, përfshirë edhe ata të komunitetit serb – thotë Mustafi.
Ai edhe e pyeti Mitroviqin: Pse e përbuzni demokracinë, drejtësinë dhe lirinë e mendimit, duke më vënë në shënjestër mua dhe partinë time si armiq të Vuçiqit dhe të shtetit serb?
Ai tha gjithashtu se Bujanoci nuk është as i Mitrovicit dhe as i SNS-së që është simbol i urrejtjes dhe segregacionit.
-Përndryshe, z. Mitroviq, ju jeni vetëm një kukull e regjimit të Vuçiqit, i cili ka instaluar diskriminim sistematik ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Nuk jeni në gjendje të zbatoni “Planin 7 Pikësh”, mos gënjeni dhe mashtroni. Shpresoj që ajo që ndodhi me ndërtesën e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad të mos ndodhë me objektet e rindërtuara shkollore – thotë Mustafi.
Ai gjithashtu tha se shqiptarët në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë nuk do të nënshtrohen dhe janë të gatshëm të përballen me çdo sfidë për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe për të kundërshtuar diskriminimin e mbjellë nga Mitroviqi dhe të ngjashmit me të.
-Nuk jemi as të verbër e as të shurdhër. Ti, Mitroviq, je vetëm një relike e së kaluarës dhe fundi juaj politik do të jetë paralajmërim për të gjithë ata që zgjedhin represionin në vend të drejtësisë – thotë Mustafa.
Početna FILLIMI MUSTAFI: MITROVIQ, QYTETARËT PO E SHOHIN PADREJTËSINË DHE KORRUPSIONIN, SKA LIDHJE ME KURTIN
![Mustafi i Mitrović](https://bujanovacke.co.rs/wordpress/wp-content/uploads/2025/01/viber_image_2025-01-28_09-59-24-737-735x400.jpg)
MUSTAFI: MITROVIQ, QYTETARËT PO E SHOHIN PADREJTËSINË DHE KORRUPSIONIN, SKA LIDHJE ME KURTIN
Bujanovačke29. Jan 2025.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostPROFESOR BRANKOVIQ SHOKON BUJANOCASIT, ME DASHURI MBËSHTETË STUDENTËT
Next PostMEDIAT: KRYEMINISTRI VUÇEVIQ SOT JEP DORËHEQJE