Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 28 janar 2025. – Derisa na shkelin fëmijët, regjimi na tregon gishtin e kuq… do të këndojmë, por për të gjitha viktimat në Ribnikar, Novi Sad, Barajevë… – tha të hënën në mbrëmje, Nemanja Brankoviq – profesor i muzikës në ShM “Sveti Sava” të Bujanocit, me rastin e shënimit të ditës së kësaj shkolle. Këtë e dëgjuan edhe ata që ishin në rreshtat e parë, përkatësisht zyrtarët e SNS-së dhe satelitët e saj në Bujanoc, Nenad Mitroviq kryetari i Partisë progresive për Bujanocin , i kërkoi drejtorit të shkollës që ta ndërpresë Brankoviqin, dukshëm i pakënaqur.
Brankoviqi doli në skenën e Shtëoisë së kulturës në Bujanoc me korin e shkollës dhe i tronditur dukshëm tha se nuk është koha për festime derisa po ndodh gjithçka që po ndodh në Serbi.
Ai tha se himni i Shën Savës do të këndohet, por se do të këndohet për të gjithë ata që humbën jetën tragjikisht në shkollën Vladislav Ribnikar, për të gjithë ata që pësuan nën tendë në Novi Sad, për të gjithë ata që vdiqën në shtëpinë e të moshuarve në Barajevë, për mësuesit e frikësuar.
-Përderisa nëpër rrugë shkelen fëmijët, regjimi po na tregon gishtin e kuq- tha ndër të tjera Brankoviq.
Më videon e mëposhtme mund ta shihni adresimin e tij.

PROFESOR BRANKOVIQ SHOKON BUJANOCASIT, ME DASHURI MBËSHTETË STUDENTËT
Bujanovačke29. Jan 2025.FILLIMI, POLITIKË, SHOQËRI0
Previous PostBOJKOTIMI I MARKETEVE TË MËDHA PËR SHKAK TË ÇMIMEVE MË TË LARTA NË EUROPË
Next PostMUSTAFI: MITROVIQ, QYTETARËT PO E SHOHIN PADREJTËSINË DHE KORRUPSIONIN, SKA LIDHJE ME KURTIN