Napadi na studente

SULMOHEN STUDENTËT NË NOVI SAD, NJË VAJZË ME LËNDIME TË RËNDA

Bujanoc, 28 janar 2025. – Sulm ndaj studentëve në Novi Sad. Dy studentë që u sulmuan në Novi Sad të hënën në mbrëmje ndodhen në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike të Vojvodinës dhe njëri prej tyre është plagosur rëndë, thonë studentët.
Sulmet ndaj studentëve, siç raporton N1, kanë ndodhur mbrëmë në dy lokacione. Një studenteje i është zhvendosur nofulla, ndërsa sulmuesit, sipas studentëve, kanë përdorur shkopinj.
Sulmi i parë ndodhi para ambienteve të SNS në Bulevar “Oslobođenje”, kur dy studentë po vendosnin afishe për një protestë që do të mbahej më 1 shkurt.
Sipas studentčve, dy persona kanë dalë nga dhoma dhe i kanë sulmuar fizikisht, më pas janë larguar dhe sulmi i dytë ka ndodhur në shkollën fillore Shandor Petefi, ku sipas studentëve, të njëjtët kanë sulmuar një grup tjetër studentësh që po ngjitnin afishe.
Pikërisht në shkollën fillore Shandor Petefi, sipas informacioneve që kanë studentët, një vajzë ka mbetur e lënduar rëndë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *