Javni izvrštelj uhapšen

ARRESTOHET PËRMBARUESI PUBLIK: INICONTE PËRMBARIME PËR BORXHE TASHMË TË PAGUARA

Bujanoc, 30 janar 2025. – Përmbaruesi publik nga Vranja, A. N. (42) është arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare, njofton MPB. Ai dyshohet se ka iniciuar përmbarim në 21 raste në dëm të Komunës së Vlladiçin Hanit, edhe pse kërkesat ishin paguar.
Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, përmbaruesi publik e ka kryer procedurën përmbarimore, edhe pse ka ditur se kërkesat që kanë qenë objekt përmbarimi në periudhën paraprake janë paguar nga komuna e lartpërmendur, duke dëmtuar komunën e Vlladiçinit Hanit në vlerë prej 3.903.457 dinarë.
Nga ajo shumë, siç dyshohet, A. N. ka bërë përfitim material prej 392.337 dinarë, në emër të shpenzimeve të pa arkëtuara të ekzekutimit – thuhet në deklaratë.
I dyshuari me kallëzim penal do të dërgohet në prokurorinë kompetente.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *