BUJANOCASIT EDHE KËTË TË PREMTE MBËSHTESIN STUDENTËT (FOTO & VIDEO LABADABA)

Bujanoc, 31 janar 2025. – Bujanoci për të tretën herë, këtë të premte, në sheshin e qytetit bëri homazhe për viktimat që tragjikisht pësuan nën tendën e Novi Sadit dhe përkrahu studentët, nxënësit dhe profesorët në bllokadë.
Mësuesi Đusa dhe të tubuarit në Bujanoc

Rreth pesëdhjetë qytetarë, që është më shumë se në dy tubimet e mëparshme, në mesin e të cilëve, si më parë, më të zëshmit ishin mësuesit e shkollës fillore “B. Radiçeviq”, treguan mospajtimin e tyre me gjendjen e shoqërisë serbe dhe përkrahën me gjithë zemër kërkesat e studentëve.
“Zemra = Serbi” ishte flamuri i këtij tubimi paqësor, ndërsa vëmendjen dhe respektin më të madh e tërhoqi profesori Nemanja Brankoviq, i cili me paraqitjen e tij në ditën e shën Savës tërhoqi vëmendjen e opinionit serb në Bujanoc.
Përveç mësimdhënësve, në tubim u panë edhe bujanocas të shumtë të njohur – mjekë, pensionistë, punonjës të administratës publike, punëtorë, të rinj…
Një nga mësuesit më të njohur në Serbi, Slađan Petrović Đusa, në fund përshëndeti të gjithë të pranishmit, i falënderoi për guximin dhe shtoi se shpreson që brezat e rinj të jetojnë në një botë më të bukur dhe më të mirë që po ua lëmë trashëgimi.
Ai për Bujanovaçke ka thënë se studentët janë të përkrahur nga një numër edhe më i madh i kolegëve të tij, por ata ende hezitojnë ta tregojnë publikisht. Mësuesi Gjusa ka falënderuar edhe ish nxënësit e shkollës që studiojnë në qytete të tjera për letrat mbështetëse, për të cilat Bujaovaçke tashmë ka shkruar.
Moti i bukur dhe me diell të premten ka tërhequr një numër të madh të qytetarëve në sheshin e Bujanocit, por shumë e kanë përcjellë tubimin nga anash.
Askush nuk ka komentuar, përveç një bashkëqytetari, i cili ka kaluar disa herë pranë qytetarëve të mbledhur, duke u komentuar mësuesve “Turp të keni, agjë nuk po ju mjafton”.
Ky, i treti tubim radhazi, kaloi i qetë, pa asnjë incident apo prani, të paktën të dukshme, të policisë me uniformë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *