Bujanoc, 31 janar 2025. – -Protestat studentore dhe qytetare, ngjarjet politike dhe dorëheqja e Qeverisë janë një mundësi për të ndryshuar sistemin e vlerave në Serbi në raport me pakicën shqiptare, vlerëson deputeti Shaip Kamberi. Që kjo të ndodhë, thotë Kamberi, duhen disa kushte:
-Mundësia e ndryshimit të qeverisë në Serbi mund t’i hapë rrugën një qasjeje të re ndaj pakicave kombëtare, por vetëm me kusht që të shoqërohet me një ndryshim të sistemit dominues të vlerave. Fundi i sundimit autoritar të Vuçiqit mund të sjellë më shumë liri, drejtësi dhe barazi për të gjitha komunitetet, por vetëm nëse në Serbi shfaqet një forcë e re politike, me orientim perëndimor dhe liberal, mendon Kamberi.
Ai kujton disa marrëveshje mes shqiptarëve dhe Beogradit zyrtar që nga viti 2001, të cilat sipas tij nuk janë zbatuar.
Protestat e studentëve dhe shqiptarët
Sipas tij, rajonalizimi dhe decentralizimi mund të jenë mekanizmat kyç për zgjidhje të qëndrueshme në Luginën e Preshevës, duke i dhënë shqiptarëve autonomi më të madhe në vendimmarrje. Por, siç thekson ai, kjo nuk mund të ndodhë pa angazhimin aktiv të subjektit politik shqiptar dhe mbështetjen e fortë ndërkombëtare.
Kamberi vë në dukje se kjo kërkon edhe një shkëputje nga Vuçiqi e disa subjekteve politike dhe politikanëve të caktuar shqiptarë me SNS-në e Vuçiqit, e cila “diskriminon sistematikisht shqiptarët”.
-Çështja e Luginës nuk do të zgjidhet me premtime boshe nga Beogradi, as me ndërtimin e koalicioneve lokale me partitë dhe grupet e tjera të interesit “për të mirën e popullatës”. Problemet e shqiptarëve janë detyrim dhe përgjegjësi e pushtetit qendror, jo lokal. Shqiptarët duhet të kërkojnë zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe ndalimin e politikave diskriminuese, që është kushti minimal për dialog. Ndryshe, çdo bashkëpunim me SNS-në, qoftë edhe në nivel lokal, do ta thellojë status quo-në që Vuçiq e dëshiron, thotë Kamberi.
Ai përfundon se “mbështetja e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë” mbetet vendimtare në luftën e shqiptarëve për të drejta të barabarta.

PROTESTAT E STUDENTËVE NJË MUNDËSI EDHE PËR SHQIPTARËT
Bujanovačke1. Feb 2025.FILLIMI, POLITIKË, SHOQËRI0
Previous PostBUJANOCASIT EDHE KËTË TË PREMTE MBËSHTESIN STUDENTËT (FOTO & VIDEO LABADABA)
Next PostARRESTOHET PËRMBARUESI PUBLIK: INICONTE PËRMBARIME PËR BORXHE TASHMË TË PAGUARA
Related articles
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanovačke4. Mar 2025.