Bujanoc, Beograd, 02 shkurt 2025. – – Oda e Avokatëve të Serbisë (OAS) në një kuvend të jashtëzakonshëm vendosi të pezullojë punën për 30 ditë. Avokatët tashmë e kishin pezulluar punën për një javë.
Arsyeja e pezullimit, siç u shpjegua më herët, është mbështetja dhe bashkimi me kërkesat e studentëve, si dhe shkelja e ligjit dhe kërcënimi i autonomisë dhe pavarësisë së profesionit të avokatit serb, raporton portali N1.
Bordi i Drejtorëve të OAS-së propozoi ndërprerjen e punës për 15 ditë, ndërsa Bordi i Drejtorëve të Odës së Avokatëve të Shabacit propozoi pezullim për një muaj, i cili përfundimisht u pranua në kuvendin e jashtëzakonshëm të mbajtur sot.
Të dy propozimet theksonin se do të respektohej puna minimale e nevojshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat themelore të klientëve.
Kohët e fundit avokatët kanë pezulluar punën për të njëjtat arsye, por për një periudhë më të shkurtër se këto propozime.
Më herët pezullime dhe bllokada kanë paralajmëruar pensionistët dhe vozitësit e TPU Beograd, ndërsa sot kanë protestuar edhe punonjësit e barnatoreve shtetërore.
Për sot në orën 16 është paralajmëruar bllokada e 4 urave në lumin Nishavë në Nish.

Previous PostPROFESORI JOCIQ KOLEGËVETË TIJ: KËNAQU ME ROLIN E TË NËNSHTRUARIT
Next PostBUJANOCASIT EDHE KËTË TË PREMTE MBËSHTESIN STUDENTËT (FOTO & VIDEO LABADABA)