miroslav jocić

PROFESORI JOCIQ KOLEGËVETË TIJ: KËNAQU ME ROLIN E TË NËNSHTRUARIT

Bujanoc, 03 shkurt 2025. – Mësimdhënësi i biologjisë në Shkollën fillore të Bujanocit “B. Radiçeviq” Miroslav Jociq, u tha publikisht kolegëve të tij: “Kënaquni me botën tuaj të të nënshtruarëve!”
“Ndërsa ju, disa nga kolegët e mi, a po ndheheni mirë? Ju nuk po guxoni ta ngritni kokën andaj po fsheheni skutaveKënaquni në botën tuaj të të nënshtruarëve”, ka postuar profesor Jociq në profilin e tij në FB.
Ai, së bashku me një grup profesorësh, mori pjesë në të tri tubimet e organizuara në Bujanoc në përkrahjen e studentëve. Ai u frymëzua për të reaguar nga presidenti Vuçiç, i cili u solli hamburgerë dhe pije freskuese për punonjësit e shërbimeve komunale në Beograd, të shoqëruar nga ekipe televizive. Në një bisedë mes Vuçiqit dhe punëtorëve komunalë, ka rezultuar se ata kanë paga më të larta se arsimtarët në Bujanoc.
“Deri sa sot në mëngjes po shikoja Televizionin Prva, presidenti i vendit u solli punonjësve të shërbimeve publike në Beograd hamburger dhe Coca-Cola. Hani, pini… Mjerim dhe varfëri… Po sa është rroga juaj? Pak më shumë se 90 mijë, përgjigjen ata. Po ju, punonjës të shërbimeve komunale në Bujanoc, sa e keni rrogën? – i pyet presidenti. Pak më pak se 50 mijë. Po ju profesorë dhe arsimtarë të Bujanocit sa e keni rrogën? Më pak se paga e punonjësve të shërbimeve komunale në Beograd. Por problemi nuk është paga. Problemi është se ky njeri po na tall para syve, tha Jociq”, i cili është edhe komisioner degës së partisë opozitare, Lëvizja Popullore e Serbisë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *