Bujanoc, 4 shkurt 2025. – Punësimet familjare dhe nepotizmi shënojnë seancën e Kuvendit të Komunës së Bujanocit, e cila është duke u mbajtur ende. Seanca filloi me një sërë akuzash të opozitës ndaj shumicës qeverisëse ndërsa tema ishte nepotizmi, apo siç thonë ata punësimet familjare në sektorin publik, raporton gazetari i Bujanovaçkes.
Këshilltari i PVD-së, Rahim Salihi, ka kërkuar nga kryetari që të paraqesë një raport për punësimin në Administratën Komunale dhe institucionet, sepse siç pohon ai, Bujanoci nuk ka parë asnjëherë një nivel të tillë të nepotizmit, apo punësim në bazë familjare.
Supozohet se Salihi ka reaguar pas thashethemeve se gruaja e një zyrtari të lartë komunal është punësuar në një institucion publik.
Rendi i ditës i seancës së Kuvendit të Komunës së Bujanocit
“Sasha Arsiq pati paralajmëruar ardhjen e një investitori që do të hapë 50 vende pune, po aq edhe Nenad Mitroviq në Simpen, pra pse nuk i punësoni familjarët atje, por i punësoni të gjithë në komunë dhe në institucionet publike?
“Ju nuk jeni një qeveri multietnike, ju jeni një elitë multietnike që punëson familjarë nën maskën e një qeverie multietnike”, ka shtuar Salihi.
Përndryshe, këshilltarët e opozitës kundërshtojnë ashpër propozimin e rendit të ditës (që mund ta shihni në foto) të seancës së Kuvendit të Bujanocit dhe kritikojnë si propozimin për rishikimin e buxhetit ashtu edhe propozimin për lirimin e këshilltarëve nga pagesa për shërbimet e parkimit.
Kryetari i Kuvendit Driton Rexhepi thotë se nuk ka kundërshtim që të hiqet nga rendi i ditës propozimi që këshilltarët të mos paguajnë parkimin gjatë seancave.

PUNËSIMET FAMILJARE, TEMË E OPOZITËS NË SEANCËN E KK BUJANOC
Bujanovačke5. Feb 2025.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostPRAKTIKË GAZETARIE NË REDAKSINË E BUJANOVAÇKES PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME
Next PostMUSLIU: ARSQËVE GJITHÇKA IU DUKET PAK, TANI PUNËSOJNË EDHE TË RENË