Bujanoc, 6 shkurt 2025. – A duhet të frikësohem për jetën dhe sigurinë time personale – pyet Sllobodan Petroviq, deputet popullor dhe këshilltar në Kuvendin e Vranjës. Ai vlerësoi se deklarata e këshillit lokal të SNS-së së Vranjës është sinjal për strukturat kriminale “që dinë çfarë të bëjnë”.
Petroviq, kryetar i këshillit lokaltë partisë opozitare të Serbisë Qendra në Vranjë, në deklaratën e tij tha se për herë të parë ai ishte vetëm duke shpalosur para publikut atë që kishte ndodhur në periudhën paraprake dhe ai u tha progresistëve se nuk do të kenë sukses ta frikësojnë atë.
-Tashmë prej muajsh njerëz të afërt me mua dhe unë marrim informacion nga struktura të ndryshme se duhet të marr seriozisht sigurinë time. Për këto konstatime i kam njoftuar organet kompetente, për persona nga mjedisi kriminal, të cilët ndër të tjera kanë monitoruar lëvizjet e mia për një kohë të gjatë, dhe për këtë ka një shënim zyrtar – ka njoftuar Petroviq në Facebook të mërkurën.
Siç shprehet ai, përshpejtimi i papritur pasoi më 28 janar 2025, kur, sipas tij, punonjësit e sigurimit të SNS “STRONG Security 017” e sulmuan fizikisht në Kuvendin e Vranjës.
-Indikative është edhe ajo që ka ndodhur të dielën e datës 2 shkurt në mbrëmje, për të cilën ka edhe një shënim zyrtar. Vendosa të dal publikisht për herë të parë në këtë kontekst pas deklaratës së lëshuar së fundmi nga Këshilli Informativ i GrO SNS Vranjë, ku thuhet si vijon: “Sigurimi i kuvendit nuk duhej ta hiqte Petroviqin, puna e “hudhjes së tij” duhej t’u besohej punëtorëve të NPK “Komrad” Vranjë. Madje, këshilli lokal i SNS-së në Vranje shprehë keqardhje , sepse sipas tyre, është dashru që nga salla e kuvendit mua të më “hudhin” punëtorët e NPK “Komrad” Vranje, duke qenë se të gjithë e dinë mirë se shërbimi i varrimit në NPK “Komrad” Vranjë merret me atë për të cilën progresistët e Vranjës tashmë po thirren publikisht në kumtesën e tyre duke shprehur keqardhje që kjo nuk kishte ndodhur – thotë Petroviq.
Deklarata e sapo lëshuar nga Progresistët e Vranjës, thotë ai, është një sinjal për strukturat kriminale që gëzojnë mbrojtjen e tyre të plotë se “çfarë duhet tëbëjnë”.
-Gjatë gjithë kësaj kohe prokuroria kompetente ka heshtur, duke i dërguar kështu një mesazh të qartë SNS-së, strukturave kriminale brenda organizatës së tyre politiko-mafioze, qytetarëve, por edhe mua si deputet – thekson Petroviq.
Ai u tha progresistëve se, pavarësisht gjithçkaje, nuk do ta frikësonin.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…