Bujanovaçke, 6 shkurt 2025.
Shkruajnë: nxënësit e shkollave të mesme nga Bujanoci dhe Presheva, vijues të kursit ë praktikës për gazetari
Bujanoc, 6 shkurt 2025. – Nxënësit e shkollave të mesme nga Bujanoci dhe Presheva e kanë filluar këtë fundjavë praktikën e gazetarisë në redaksinë e portalit Bujanovaçke. Trajnimi me të rinjtë për forcimin e kompetencave ndërkulturore dhe mediatike u zbatua si pjesë e projektit “(Për)forco zërin e të rinjëve përkrah Bujanovaçkes “, i zbatuar nga Grupi 484 dhe portali Bujanovačke. Me mbështetje mentoruese të gazetarëve, pjesëmarrëst shkruan lajmin e tyre të parë dhe me këtë e filluan avanturën njëmujore në gazetari.
Mjaltina, Aulona dhe Siera, nxënës të shkollës së mesme “Skenderbeu” në Preshevë, si dhe Andrijana, Anja, Jovana dhe Viktorija nga shkolla e mesme “Sveti Sava” në Bujanoc, patën mundësinë të mësojnë gjithçka për bazat e gazetarisë, si të shkruajnë një lajm, si grumbullohen informacionet dhe si t’i përgjigjen pesë pyetjeve gazetareske.
Gjatë muajit shkurt, nxënësit do të kenë mundësinë të realizojnë intervista, anketa dhe të regjistrojnë videoklipe. Pas përfundimit të praktikës do të pajisen me certifikatë për përfundimin me sukses të kursit të gazetarisë.
Praktika gazetareske u mbështet si pjesë e projektit “Fuqizimi i të rinjve shqiptarë dhe përmirësimi i integrimit në shoqërinë serbe” zbatuar nga Nismat Qytetare, dhe financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut përmes Fondit për Konflikt, Stabilitet dhe Siguri (CSSF). Për përmbajtjen e tij përgjegjës ekskluziv janë Grupi 484 dhe Portali Bujanovaçke e që nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut apo Nismave Qytetare.