Bujanoc, Vranjë, 11 shkurt 2025. (Foto: Vranjenews) – Maturantët e gjimnazit “Bora Stankoviq” në Vranjë, të cilët janë në ndërprerje të mësimit që nga 21 janari, të martën, më 11 shkurt, do të organizojnë një shëtitje të re proteste nëpër rrugët e Vranjës, transmeton Vranjenews.
Siç njoftohet në faqen e Instagramit “Borina se pita”, pas një heshtjeje pesëmbëdhjetë minutëshe të martën, maturantët e gjimnazit do të ecin duke bërë zhurmë, nga shkolla e tyre përgjatë rrugës Partizanska deri te rrethrrotullimi, më pas rruga Beogradska në qendër të qytetit dhe më pas përgjatë shëtitores qendrore deri në ndërtesën e Administratës së Qytetit.
Nga atje ata do të kthehen në shkollën e tyre nëpërmjet rrugës Partizanska, ku do të mbahet një plenum.
Shtatë klasa të maturantëve po bojkotojnë mësimin.
Në pesë shkollat e tjera të mesme të Vranjës, përveç tentativave të izoluara në shkollat e mjekësisë dhe teknike, nuk ka pasur bllokada të mësimit.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…