Bujanoc, 12 shkurt 2025. Komuna e Bujanocit ka hapur thirrje publike për qytetarët që dëshirojnë të marrin pjesë në programin e rehabilitimit energjetik të shtëpive dhe banesave familjare duke subvencionuar ndërrimin e dyerve dhe dritareve, vendosjen e izolimit, kaldajave, kolektorëve diellorë dhe pajisjeve tjera.
Komuna ka njoftuar se banorët e Bujanocit do të kenë në dispozicion 18,75 milionë dinarë për të përmirësuar efikasitetin energjetik. Kjo është një shumë rekord krahasuar me vitet e mëparshme.
Komuna e Bujanocit ka siguruar 5,6 milionë dinarë, ndërsa Ministria e Minierave dhe Energjetikës 13,1 milionë dinarë.
Qytetarët mund të aplikojnë për para, ose bashkëfinancim, për gjithsej nëntë masa. Të gjitha detajet dhe kushtet mund t’i shihni KËTU.
Thirrja publike është e hapur, siç thuhet, deri në shpenzimin e mjeteve ose më së voni deri më 15 prill të këtij viti.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…