KOMUNALIA NDANË 2 MILIONË DINARË PËR MËNJANIMIN E QENËVE ENDACAK

Akcija ulanjanja pasa
Akcija ulanjanja pasa
Akcija ulanjanja pasa

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 12 shkurt 2025. (Foto nga arkivi) – Operacioni i heqjes së qenëve endacak me shumë mundësi do të bëhet në muajin mars. Ndërmarrja Publike “Komunalia” ka ndarë 2 milionë dinarë për largimin e qenve të braktisur nga rrugët e Bujanocit. Prokurimi publik për përzgjedhjen e kompanisë që do të merret me këtë punë është shpallur më 3 shkurt, ndërsa afati për aplikim skadon të premten (14 shkurt).
Prandaj, aksioni për largimin e qenve dhe trajtimin e tyre mund të pritet në fund të këtij ose në fillim të muajit të ardhshëm, pas përfundimit të procedurës së prokurimit publik. Kontrata do të zgjasë një vit.
Ndryshe, qytetarët kërkojnë reagim të menjëhershëm nga autoritetet, ndërsa të martën portali Bujanovaçke ka shkruar për tmerrin në qendër të qytetit që ka përjetuar një punonjëse e postës.
Në vitet e kaluara, Komuna dhe Komunalia ia besuan punën e largimit të qenve të braktisur kompanisë kontroverse Avenija MB.
Bujanovçake kanë shkruar edhe për sulmet e shumta që kanë përjetuar dhe mbijetuar qytetarët.
Ne kemi shkruar edhe për dëmshpërblimet milionëshe që Komuna ka paguar për qytetarët e kafshuar nga qentë e braktisur.
Para angazhimit të Avenisë, në këtë aktivitet të trajtimit të qenëve endacak ishte angazhuar Stacioni i veterinë në Bujanoc.

Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *