Bujanovaçke, 16 shkurt 2025. Në fjalimin e tij në një tubim të mbajtur në Mitrovicën e Sremit, presidenti Aleksandar Vuçiq njoftoi mundësinë e formimit të një qeverie të re serbe para zgjedhjeve të parakohshme. Ai përsëriti se nuk do të ketë qeveri kalimtare e as të ekspertëve.
Ai shtoi se qeveria e re do të ketë të paktën 50 për qind ministra të rinj.
“Përderisa unë jam president dhe deri sa pyetem unë, nuk do të ketë qeveri kalimtare, do të ketë qeveri serbe dhe do të zgjidhet nga Kuvendi popullor që do të mbrojë interesat e Serbisë dhe do të ketë së paku 50 për qind të ministrave të rinj, por jo vetëm ministrat por edhe drejtorët dhe të gjithë menaxherët e tjerë në thellësi, sepse ne kemi nevojë për ndryshime”, tha Vuçiq.
Qeveria e kryeministrit Millosh Vuçeviç ra më 28 janar kur kryeministri dha dorëheqjen pasi studentët u rrahën para selisë së SNS në Novi Sad.
Presidenti Vuçiq tha se kërkesat e studentëve janë përmbushur dhe u bëri thirrje atyre që të mendojnë sërish për të ardhmen e tyre.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…