Bujanoc, 18 shkurt 2025. (Foto FB protesta në Nish 1 mars) – Më 1 mars në Nish do të mbahet një protestë e madhe studentore ndërsa nikoqirët nga Nishi tashmë kanë filluar të organizohen, duke u grumbulluar në një grup në Facebook ku ofrojnë akomodimi, transport, ushqimi dhe pije falas për ditën e protestës, pankarta dhe aktivitete për fëmijët.
Së fundmi është paralajmëruar një protestë e madhe në Nish ndërsa të hënën është krijuar grupi në Facebook “Protesta Nish 1Mars”. Në vetëm pak orë, ai mblodhi mbi 1500 anëtarë. Për secilin prej artikujve është krijuar edhe një chat room, ku mund të kontaktojnë ata që ofrojnë akomodim, ushqim falas, apo mund të kontribuojnë në ndonjë mënyrë tjetër si nikoqirë më 1 mars, shkruan Juzhne vesti.
-Logjistika është shumë e rëndësishme për ne dhe të gjithë duhet të mbështesim studentët ashtu siç na ka hije! Sillni miq dhe këdo që dëshiron të kontribuojë. Ju dua të gjithëve dhe mos ta harrojmë kurrë dashurinë që të gjithë na kanë treguar dhe na kanë dhënë në këto protesta!!! – ka shkruar një qytetarë i Nishit, i cili ka hapur grupin.
Ata që janë pjesë e këtij grupi dënojnë veprimet e bashkëqytetarëve të tyre që kanë rritur çmimet e akomodimit “deri në qiell” dhe thonë se janë një turp për Nishin. Prandaj ky grup po ofron shtëpitë e tyre për studentët, prindërit e tyre dhe qytetarët e tjerë që duan të jenë në Nish për protestën e madhe.
Bujanovaçke tashmë kanë shkruar për akomodimin në Nish për 1 mars.
-Për të mirëpritur të gjithë nobelistët, studentët dhe të tjerët nga pjesët e tjera të Serbisë e që duan të vijnë në Nish me një pritje siç di ta bëjë Nishi, unë ofroj strehim dhe ushqim për 2 vajza nga cili do qytet tjetër. Të mbrojmë pasurinë tonë më të madhe, studentët dhe të gjithë fëmijët tanë – ka shkruar një grua nga Nishi.
Administratorët e grupit shprehen se janë në pritje të një vendimi edhe nga studentët, ose më mirë plenumi i tyre, por kushdo që ofron strehim mund t’i kontaktojë dhe të plotësojë një formular, i cili më pas do t’u përcillet studentëve.
Ka disa “chat” brenda vetë grupit dhe secila prej tyre merret me një aspekt specifik të organizimit – nga përgatitja e ushqimit, pijet e ngrohta, batanijet, pankartat, deri te aktivitetet për më të vegjëlit.
Përndryshe, pas një proteste të madhe në Nish, kërkesa për strehim në qytetin e tretë më të madh në Serbi u rrit, sipas të dhënave nga dy platforma, Booking dhe Airbnb. Përderisa disa qytetarë thonë se pronarët e akomodimit u kanë ofruar akomodim falas, të tjerë pohojnë se u është anuluar rezervimi fillestar prej rreth 100 eurosh, ndërsa për pakë kohë çmimi i akomodimit është rritur deri në rreth 700 dollarë për një natë.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…