Bujanoc, 19 shkurt 2025. – Pjesëtarët e Policisë Tatimore dhe të Drejtorisë së Policisë Kriminale (DPK) hynë në dy kompani pas të cilave qëndron Novica Tonçev, ministër në qeverinë teknike.
Siç mëson RTS, gjatë operacionit është duke u hulumtuar afarizmi i “Grupit Tonçev” nga Nishi dhe “Tonçev Gradnja” nga Surdulica, si pjesë e një operacioni madhor për zbulimin dhe ndjekjen penale të krimeve të korrupsionit, me urdhër të Departamentit Special për luftimine korrupsionit të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd.
Tonçev i tha N1 se për këtë ka mësuar nga mediat dhe se për momentin nuk ka informacione të mëtejshme për aksionin që po kryhet.
Fushata e inspektimit të rreth 50 kompanive në të gjithë Serbinë filloi të mërkurën në mëngjes.
RTS raporton se ndër kompanitë që po verifikohen janë “Free Styler” nga Beogradi, Veraria “Škrbić”, “Gras Garden”, restoranti “Sava Nova Plus”, “Putevi Užice”, IT Globe, NBI N.A.T. shpk Kragujevc etj.
Për momentin mbi 50 kompani janë nën monitorim dhe në ditët në vijim do të bëhen kontrolle në një numër edhe më të madh të kompanive në të gjithë Serbinë, mëson RTS nga burime të mirinformuara.
Novica Tonçev është një zyrtar i SPS-së që ka qeverisur Surdulicën për vite, por pas një sërë akuzash të ndërsjella, ai nënshkroi një marrëveshje koalicioni me progresistët vendas në prill të vitit të kaluar.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…