Bujanoc, 19 shkurt 2025. (Foto nga arkivi/ilustrime) – Novica Tonçev ka reaguar ndaj informacioneve se policia po kontrollon punën e kompanive të tij:
“Unë mbështes absolutisht çdo veprim që synon të luftojë korrupsionin dhe krimin në përgjithësi. Të gjithë, absolutisht të gjithë, duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre dhe fare nuk duhet të ketë të privilegjuar”, tha Novica Tonçev për N1.
Ai shtoi se në rast se do të kishte sulm ndaj tij, përmes familjes, do të bënte kallëzim penal ndaj përgjegjësve.
“Por nëse, siç ka ndodhur deri më tani, konstatohet se ky është vetëm një tjetër, në një seri sulmesh të pabaza ndaj meje përmes familjes sime, unë personalisht do të ngre padi penale kundër të gjithë atyre që morën pjesë në të,” tha Tonçev.
Siç njoftoi Bujanovaçke më herët gjatë ditës së sotme, policia nga mëngjesi është duke bërë verifikimin e dokumentacionit afarsit në dy kompani të Novica Tonçevit.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…