Bujanoc, 19 shkurt 2025. (Foto ilustrim) – Komuna e Bujanocit formoi komisionin e ekspertëve për inspektimin e sigurisë ndërtimore të objekteve shkollore në territorin e komunës, që njëherit ishte edhe vendimi më i rëndësishëm i Këshillit komunal në seancën e së martës.
Siç ka sqaruar për Bujanovaçke, kryetari i komunës – Arbër Pajaziti, të gjitha shkollat do të inspektohen për të përcaktuar nëse ekziston rrezik potencial për sigurinë e fëmijëve dhe mësimdhënësve.
-Kjo është hera e parë që komuna kryen inspektime të tilla, dhe kjo është veçanërisht e rëndësishme në kontekstin e tragjedisë në Novi Sad, prandaj vendosëm ta bëjmë këtë hap. Komisioni përbëhet nga ekspertë të kualifikuar, inxhinierë ndërtimi dhe gjeodezikë, arkitektë… Ata kanë afat deri më 15 mars për të përfunduar punën, thotë Pajaziti.
Ai shton se gjatë muajit dhjetor janë kontrolluar objektet e ndërmarrjeve dhe institucioneve publike dhe është konstatuar se janë të sigurta.
Gjithashtu, në rend dite ishte edhe sistemimi dhe organizimi i vendeve të punës në Administratën Komunale dhe Komunali.
Në rend dite ishte edhe propozim-konkluzioni për shfrytëzimin e rezervës buxhetore, si dhe propozim konkluzioni për themelimin e komisionit ekspertësh për inspektimin e ndërtimeve në shkollat në Bujanoc.
Gjithashtu janë shqyrtuar kërkesat që kanë të bëjnë me interesat e komunitetit, të paraqitura nga bletarët, Shoqata e Gjuetisë “Golub”, Klubi i Boksit Rida, KFV Zufo etj.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…