PO PRISHET PALESTRA E RE E EDUKATËS FIZIKE NË SHF “B. RADIÇEVIQ” TË CILËN E KISHTE PUNUAR GAT, PËR PAK SA XHAMI NUK E MBYTI NXËNËSIN

sala
sala
škola branko radičević

Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 20 shkurt 2025. – Po prishet palestra e edukatës fizike në SHF “B. Radiçeviq” në Bujanoc! palestra është plotësisht jashtë përdorimit vetëm gjashtë muaj pasi shkolla ka marrë lejen e përdorimit dhe është vënë në funksion pas më shumë se dy vjet e gjysmë rindërtimi. Dyshemeja me parket në sallë është ngritur ndërsa nëxnësit nuk e përdorin atë prej tre javësh. Kujtojmë se puna për rindërtimin e palestrës sportive, në vlerë prej 150 milionë dinarë, i është dhënë kompanisë Novi Sad GAT në kuadër të Fazës së dytë të rindërtimit.

Zyrtarisht shkolla ishte hapur nga Ambasada e Gjermanisë

Parketi në palestër, 6 muaj pas marrjes së lejes së përdorimit: palestra është rindërtuar nga GAT për 150 milionë dinarë
Mjerisht, kjo nuk është e vetmja mangësi në shkollën e rikonstruktuar, por ka një listë problemesh që duhen zgjidhur.
Njëri tashmë është zgjidhur: Pas tradegjisë në Novi Sad që ndodhi më 1 nëntor 2024 dhe pas aksidentit që pati një nxënës i cili ishte me shumë fat duke shpëtuar pa pasoja, janë zëvendësuar xhamat e mëdhenj të dyerve dhe në korridore. Doli se kontraktori kishte instaluar xhama të thjesht, e jo xhama të standardit përkatës dhe me foli, kështu që dikush më vonë u kujtua se si ta rregullonte këtë problem.
Kontraktuesi kryesor në fazën e parë të rindërtimit ishte Vijatori nga Presheva, i cili është përgjegjës për xhamat. GAT-it iu dha kontrata për fazën e dytë të rindërtimit: palestrën sportive, fushën sportive dhe peizazhin. Siç e shohim, palestra po shembet dhe kushdo që kalon pranë shkollës, sheh se terrenet sportive janë të shtruara, por nuk ka pajisje si kosha, gola… Përfundimi është i qartë: Nxënësit e kësaj shkolle nuk kanë ku të ndjekin mësimet e edukatës fizike.

Xhamat ndërrohen pas shmangies së një tragjedie
Drejtoresha Gordana Zdravkoviq pranon se palestra e sporteve dhe xhami janë vetëm një pjesë e mangësive në shkollë, rindërtimi i së cilës kushtoi 4.38 milionë euro dhe u financua nga Gjermania përmes Bankës së saj për Zhvillim KFW. Ambasadori i këtij vendi hapi zyrtarisht shkollën në nëntor të vitit të kaluar.
-Në disa vende, parketi i vendosur në palestër është ngritur qysh në fillim të vitit. Në përgjigje të reagimit tonë se nuk ishte e sigurt të zhvillohej mësimi në kushte të tilla, sidomos javët e fundit, erdhi kontraktori dhe tani po e ngre parketin dhe po bën renovimin – thotë drejtoresha e shkollës Gordana Zlatkoviq për Bujanovaçke.
Drejtoresha nuk ka përgjigje në pyetjen se pse ka ndodhur kjo në shkollën e re. Megjithatë, thotë ajo, ka spekulime se baza e betonit e vendosur nga kontraktori nuk është tharë siç duhet dhe se për këtë arsye parketi po thith lagështi. Nëse është ndonjë ngushëllim, sipas saj, punëtorët në sallë janë duke punuar deri në orët e vona të natës dhe supozohet se duhet të mbarojnë punën deri në fund të javës.

Drejtoresha pranon se ka ende shumë mangësi, por se për gjithçka ka njoftuar autoritetet.
-Afati i reklamimit është dy vjet dhe neve na takon të reagojmë nëse vërejmë ndonjë mangësi, të informojmë kontraktorin dhe të gjitha palët që kanë nënshkruar kontratën. Ata janë informuar, si dhe Ministria e Investimeve Publike – thotë Zlatkoviq.
Krahas punimeve në palestër, në shkollë janë ndërruar edhe xhamat. Gjegjësisht, në fillim të vitit shkollor, një nxënës ka goditur xhamin duke shkaktuar thyerjen e tij, por fatmirësisht nuk ka pasur lëndime.
-Në gjsmëvjetorin e parë ka ndodhur një aksident me një nxënës dhe menjëherë kemi njoftuar policinë, prokuroria është përgjigjur dhe na ka njoftuar se xhami duhet të ndërrohet. Gjithçka që duhej në vendet kritike u zëvendësua. Aty ku është dashur të vendoset xhami me foli, është vendosur”, shpjegon Zllatkoviq.
Në pyetjen se a është vërejtur ndonjë mangësi tjetër në shkollë, drejtoresha përgjigjet pozitivisht. Në këtë pikë, dëshirojmë t’ju kujtojmë se një pjesë e tavanit ra në janar 2024. Bujanovaçke ksihte shkruar për rastin, ndërsa drejtori i atëhershëm na raportoi në polici.
-Kemi një listë të mangësive që ua kemi dërguar të gjitha shërbimeve. Është njoftuar edhe pushteti lokal dhe Ministria e Investimeve Publike. Për shembull, hyrjet nuk janë të dizajnuara mirë dhe në disa vende uji bllokohet në hyrje. Me insistimin tim kanë ndërtuar një kulmak, por ishte ende një metër e gjysmë i shkurtër dhe tani po insistoj sërish që të zgjatet. Pllakat janë të lëmuara atje, dikush mund të rrëshqasë dhe të lëndohet, ndërsa siguria e fëmijëve është e para – thekson ajo.
Krahas kësaj, shton ajo hapësira në hyrje të nxënësve nuk është e mbuluar me pllaka, por ka mbetur vetëm betoni, ndaj futet brenda duke e ndotur shkollën. Gjithashtu, pompat e ujit janë shumë të dobëta.
Kujtojmë se Shkolla Fillore “Branko Radiçeviq” mori lejen e përdorimit pak ditë para fillimit të vitit shkollor. Shkolla është në rinovim që nga janari i vitit 2022, kur nxënësit dhe mësuesit u zhvendosën në shkolla të tjera ku mësimi zhvillohej me orë të shkurtuara në 30 minuta.

Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Enable Notifications OK No thanks