ZJARR NË DEPONI, KOMUNALIA: REAGUAM MENJËHERË

Požar na deponiji
Požar na deponiji
Požar na deponiji

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 20 shkurt 2025. Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer mbrëmjen e së mërkurës në deponinë e qytetit në Bujanoc. Menjëherë, siç është paralajmëruar, ka reaguar edhe NP “Komunalia”, ndërsa situata tashmë është nën kontroll.
Që nga shtatori i vitit të kaluar nuk ka pasur zjarre në deponi. Për shkak të situatës katastrofike në vendgrumbullim dhe zjarreve të vazhdueshme që rrezikonin shëndetin e banorëve të vendbanimeve përreth, Komuna shpalli situatë emergjente në lokalitetin ku gjendet deponia.
Gjendja e jashtëzakonshme u hoq pas më pak se tre muajsh, kur u njoftua se situata ishte plotësisht nën kontroll.
Dy muaj më vonë, zjarri shpërtheu përsëri.
-Pas rënies së zjarrit në deponi, rreth orës 17:00, ne kemi reaguar menjëherë dhe situata tashmë është nën kontroll. Falënderojmë kolegët Ivan Arsiq dhe Dejan Milanoviq të cilët u paraqitën në punë natën vonë dhe reaguan menjëherë – njofton Komunalia.
Ndërmarrja e shërbimeve publike ka publikuar edhe foto nga vendi i ngjarjes ku shihet se bëhet fjalë për një zjarr të madh dhe se makineritë janë vendosur për ta shuar atë.
NP Komunalia, nën juridiksionin e së cilës ndodhet deponia, është e obliguar që të bëjë mbikëqyrje të vazhdueshme të kësaj zone dhe të reagojë urgjentisht për çdo rast të zjarrvënieve.
Bujanovaçke do të monitorojë gjendjen në deponi dhe do ta informojë opinionin për gjithçka si edhe deri më tani.

Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Enable Notifications OK No thanks