Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 21 shkurt 2025. Shtëpia familjare dhe punëtoria e zdrukthtarisë së familjes Stoshiq nga Sveta Petka afër Bujanocit u dogj nga zjarri që shpërtheu të hënën. Komuna kishtare Sveta Petka po organizon një fushatë për mbledhjen e fondeve të shtunën (22 shkurt) për të ndihmuar në rindërtimin e shtëpisë së kësaj familjeje.
– Është djegur pjesa më e madhe e shtëpisë dhe biznesit, përkatësishtë makineria për zdrukthtari. Babai dhe vëllai im jetojnë nga zdrukthtaria. Mjetet e vogla u karbonizuan plotësisht dhe një pjesë e mirë e makinerive, për fat të keq, u dëmtuan shumë. Prioriteti ynë tani është të rregullojmë shtëpinë, punëtorinë do ta bëjmë më vonë – thotë për Bujanovaçke, Ivan Stoshiq, i cili punon në Dioqezën e Vranjës.
I pyetur se çfarë mund ta kishte shkaktuar zjarrin, Stoshiq tha se me shumë mundësi ishte një kladaj e vendosur në punëtori.
-Kaldaja e ngrohjes ka qenë në një pjesë të punëtorisë, është e lidhur me ngrohjen e shtëpisë dhe supozojmë se ka pasur problem – shpjegon ai.
Komuna kishtare Sveta Petka u bën thirrje vbanorëve lokal që të ndihmojnë Stoshiqët.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…