PERFORMANSË NË SHESHIN E BUJANOCIT: ‘I MBROJMË GRATË DHE VAJZAT

žene i devojčice
žene i devojčice
nasilje

Bujanoc, 24 shkurt 2025. (Foto: Lidija Antonoviq/ilustrim) – Nxënësit e gjimnazit “Sveti Sava” dhe “Sezai Suroi” në Bujanoc të hënën në shesh do të interpretojnë një performancë aktrimi, me qëllim që të tërheqin vëmendjen për problemin e trafikimit me njerëz dhe t’u ofrojnë mbështetje viktimave në Serbi. Ngjarja fillon në orën 14:00.
Kjo ngjarje është pjesë e projektit të përbashkët “Ura – një hap përpara në mbrojtjen e grave dhe vajzave viktima të dhunës në Kosovë dhe Serbi”, i cili po zbatohet nga Shoqata “Atina” në bashkëpunim me organizatën PVPT nga Prishtina, e përkrahur nga shoqata Beyond nga Bujanoci, ndërkaq me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Shoqata e qytetarëve “Atina” ka 22 vite që lufton trafikimin e qenieve njerëzore dhe ofron mbështetje për viktimat në Serbi.
“Qëllimi i projektit është forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes së viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore, me fokus të veçantë tek gratë dhe vajzat. Në këtë manifestim do të marrin pjesë nxënës të shkollave të mesme “Sveti Sava” dhe “Sezai Suroi”, të cilët do të interpretojnë një performancë aktrimi, përmes së cilës do të paraqesin forma të ndryshme të trafikimit të qenieve njerëzore. Nxënësit gjithashtu do të shpërndajnë fletushka dhe do të regjistrojnë mesazhe për tema të rëndësishme që kanë të bëjnë me këtë çështje, në serbisht dhe shqip”, thonë organizatorët.
Projekti “Ura” synon përmirësimin e cilësisë së jetës së viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore dhe dhunës me bazë gjinore, si dhe ngritjen e kapaciteteve të organizatave që merren me këtë çështje. Përmes vizitave studimore, trajnimeve dhe aktiviteteve promovuese, projekti fokusohet në lidhjen e palëve të interesuara nga Kosova dhe Serbia dhe synon të përmirësojë bashkëpunimin në mbrojtjen e viktimave.
“Përmes këtij projekti po forcohet rrjeti i organizatave që operojnë në këtë fushë, i cili do të mundësojë shkëmbim më efikas të informacionit dhe burimeve, si dhe mbrojtje dhe mbështetje më të mirë për viktimat. Projekti synon gjithashtu të kontribuojë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet këtyre organizatave nga Kosova dhe Serbia, duke u fokusuar në ndihmën dhe mbështetjen konkrete për viktimat”, shtojnë organizatorët.

Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Enable Notifications OK No thanks