Bujanoc, 27 shkurt 2025. – Dita ndërkombëtare kundër bullizmit “Dita e bluzave rozë” është shënuar të mërkurën në shkollën fillore “Vuk Karaxhiq” në Levosojë afër Bujanocit. Mësuesja Bilana Ristiq mbajti një prezantim për nxënësit e klasave të ulëta dhe më pas kujdestarët e klasave zhvilluan punëtori me ta.
Qëllimi i prezantimit ishte ndërgjegjësimi i nxënësve për sjelljen jo të dhunshme, respekti ndaj individëve, vlerësimi i diversitetit dhe ngritja e nivelit të ndërgjegjësimit të përgjithshëm kundër dhunës.
“Ne duhet të krijojmë një komunikim të mirë me nxënësit, t’i inkurajojmë ata të shprehin lirshëm mendimet e tyre dhe kështu të futemi në thelbin e vetë prezantimit. Mesazhet që u kemi dërguar të gjithë fëmijëve të kësaj bote janë: “Trajtojini të tjerët ashtu siç do të donit që ata të sillen me ju”, “Pranoni dallimet si vlera, jo si humbje”, “Njihuni dhe respektoni kulturat e ndryshme”, ishte mesazhi i kësaj shkolle.
Nxënësit u njohën me teknikat që duhen zbatuar kur janë të zemëruar, të hidhëruar dhe si të zgjidhin situatat e konfliktit dhe të veprojnë kur ndodh dhuna.
Punëtoritë, ku nxënësit projektuan mesazhe në bluza rozë, u mbajtën gjithashtu në paralelet e ndara në Osllar dhe Boroc.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…