Bujanoc, 27 shkurt 2025. – Të premten Nishi do të presë me ceremoni studentë dhe të rinjë që janë nisur në këmbë nga pjesë të ndryshme të Serbisë për një protestë të madhe në këtë qytet më 1 mars. Siç kanë paralajmëruar studentët e Nishit, ata që ecin do të priten para Teatrit Kombëtar, ndërsa çiklistët dhe vrapuesit në fakultetet teknike.
Nishasit po përgatisin një pritje të paharrueshme për të gjithë ata që për ditë të tëra ecin drejtë kërij qyteti.
Studentët që bllokuan Universitetin e Nishit njoftuan se të parët do të vijnë çiklistët dhe vrapuesit, ndërsa për ta do të organizohet një pritje para fakulteteve teknike nga ora 17:30. E në orën 18 pritet që ata të mbajnë një fjalim, ndërsa në orën 19:10 nisja për në Urën e rinisë dhe pritja kryesore në Teatrin Kombëtar, transmeton Južne vesti.
Një pritje për studentët në këmbë është planifikuar për në orën 20:00 para Teatrit Kombëtar.
Studentët nga Bujanoci dhe Çaçaku të hënën janë nisur në këmbë drejt Nishit, ndërsa nga Novi Sadi me biçikleta. Një ditë më vonë marshimin e nisën studentët nga Kragujevci dhe Bori, ndërsa gjatë rrugës iu bashkuan kolegë dhe qytetarë nga qytetet e tjera. Sot drejtë Nishit do të nisen studentët nga Bllaca dhe Piroti.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…