Shkruan: Mjaltina Ferati
Bujanoc, 3. mars 2025. Presheva është një qytet kryesisht i mërzitshëm për të rinjtë.
Shumicës prej tyre i mungon socializimi, andaj pjesën më të madhe të kohës e kalojnë në telefon.
Përveç kafiterive, nuk ka ndonjë vend specifik ku rinia e këtushme mund të gjej vend.
Manifestimet kulturore janë periodike, ndërsa e njejta gjë vlen edhe për shfaqet të cilat i organizon teatri i qytetit. Kinemaja nuk ekziston.
Biblioteka ka fond të pasur librash por interesimi i të rinjëve nuk është edhe aq i lartë.
Aktivitetet sportive thuaj se nuk ekzistojnë fare.
Palestra e sportit është një ëndërr e kahmotshme e preshevarëve, por assesi të bëhet realitet.
Si pasojë mungojnë edhe klubet e hendbollit, basketbollit, etj.
Në qytet nuk ka pishinë të jashtme e as të brendshme, ndërsa për fusha tenisi as që mund të flitet.
Është paradoksale por Presheva nuk ka as park e as ndonjë shteg për shëtitje.
Të gjitha këto mungesa detyrojnë të rinjtë që sidomos gjatë vikendeve të shkojnë në Gjilan.
Por këtë mundësi nuk e kanë të gjithë.
Shumica e presin stinën e verës kur qyteti gjallërohet me ardhjen e diasporës.
Deri në verë, shumica e të rinjëve shoqërohen me telefonat e tyre dhe me një botë virtuale.
Ky tekst është rezultat i praktikës gazetareske me nxënës të shkollave të mesme nga Bujanoci dhe Presheva. Trajnimi me të rinjtë për forcimin e kompetencave ndërkulturore dhe mediatike u zbatua si pjesë e projektit (Për)forco zërin e të rinjëve përmes Bujanovaçke, të zbatuar nga Grupi 484 dhe portali Bujanovaçke.
*Praktika gazetareske u mbështet si pjesë e projektit “Fuqizimi i të rinjve shqiptarë dhe përmirësimi i integrimit në shoqërinë serbe” zbatuar nga Nismës Qytetare, ndërsa financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, përmes Fondit për Konflikt, Stabilitet dhe Siguri (CSSF). Përmbajtja e tij është vetëm përgjegjësi e Grupit 484 dhe Portalit Bujanovaçke, ndërkaq nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut apo Nismës Qytetare.