Bujanoc, Nish, 1 mars 2025. – Në Nish filloi një protestë e madhe e quajtur “Edikti i studentëve”, ndërsa të premten në mbrëmje mijëra qytetarë organizuan një pritje madhështore për studentët që mbërritën në Nish në këmbë nga e gjithë Serbia.
Në mesin e tyre ishte edhe një ekip nga Bujanoci që ka bërë 130 kilometra në këmbë.
Flamurin e Bujanocit e mbante studenti Lazar Stojançov, i cili ishte pjesë e kolonës së jugorëve. Në platon përballë Teatrit, ai si të gjithë këmbësorët studentë mori një certifikatë mirënjohjeje dhe një medalje.
Bllokada në Nish do të zgjasë 18 orë.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…