Bujanoc, 1 mars 2025. (foto Blokada info) – Nishi është bllokuar. Nishi sot është qendra e Serbisë, qendra e rezistencës studentore. Në këtë qytet u mblodhën studentë dhe qytetarë nga i gjithë vendi. Studentët mbërritën në këmbë nga të gjitha anët të premten në mbrëmje.
Nishi po ndezet! Programi zyrtar i protestës ka nisur, duke përfshirë shfaqje teatrale, përmbajtje muzikore dhe fjalime të studentëve ndërsa është planifikuar të zgjasë deri në orët e vona të natës.
Në qendër të qytetit ka shumë trafik dhe në të gjitha hyrjet e qytetit ka radhë makinash.
Kolonat e qytetarëve po ecin nëpër rrugët e Nishit drejt qendrës së qytetit. Ata mbajnë flamuj, këndojnë, dëgjohen bilbilat dhe dëgjohen thirrjet “Pompo!”
Protesta e studentëve ka nisur zyrtarisht dhe atmosferën në shesh e ka ndezur aktualisht grupi Blockberries, duke hapur programin me performancën e tyre, transmeton Južne vesti.
Pas nderimeve me 15 minuta heshtje, nisi programi zyrtar.
Protesta do të zgjasë gjithë ditën.
Programin mund ta shihni KËTU.
Transmetimet e drejtpërdrejta mund t’i ndiqni në faqen e portalit tonë në Facebook. Transmetimin direkt mund ta ndiqni në kanalin Blokada INFO.