Bujanoc, 28 shkurt 2025. Punonjësit e Komunalisë përgjegjës për largimin e mbeturinave nga rrugët janë heronjtë e vërtetë të Bujanocit, tha kryetari i komunës, Arbër Pajaziti.
Mirëpo, pavarësisht përpjekjeve të punonjësve të Komunalisë, megjithatë, për shkak të qytetarëve të paskrupullt, ka ende mbeturina gjithandej në rrugët tona.
Ditët e fundit ata po pastrojnë rrugën e Gjilanit, kanë hequr deponitë ilegale, kanë hequr baltën nga anësoret…
Pajaziti thotë se të gjitha përpjekjet e tyre do të jenë të kota nëse qytetarët nuk i ndryshojnë shprehitë e tyre.
Punëtorët e Komunalcit janë heronjtë e Bujanocit
“ Ata punojnë çdo ditë për ta mbajtur qytetin tonë të bukur dhe të pastër. Megjithatë, përpjekjet e tyre nuk mjaftojnë nëse ne të tjerët nuk kontribuojmë. Detyra jonë e përbashkët është të tregojmë kujdes dhe ta mbajmë qytetin tonë të pastër dhe të mos hedhim mbeturina jashtë zonave të caktuara. Në këtë mënyrë jo vetëm që po e ndotim qytetin tonë, por nuk po i respektojmë as përpjekjet e tyre”, tha Pajaziti.
Ai shtoi se vetëm së bashku mund ta bëjmë Bujanocin një vend të denjë për të gjithë ne.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…