PROKURORIA NË PROCEDURË NDAJ HALILIT, ISH – DREJTORIT TË KOMUNALISË, PËR SHKAK TË DEPONISË

Tužilaštvo goni Halilija
Tužilaštvo goni Halilija
Tužilaštvo goni Halilija

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 3 mars 2025 – Prokuroria në Bujanoc po e ndjek penalisht Ruzhdi Halilin, ish-drejtorin e Ndërmarrjes Publike “Komunalia”, për helmimin me vite të tëra të banorëve të Bujanocit dhe rrethinës të shkaktuar nga zjarret e vazhdueshme në deponinë e qytetit. Prokurori publik Boban Nakiq ka konfirmuar për Bujanovaçke të hënën se kundër Halilit është ngritur aktakuzë.
Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj Halilit në gjykatë për veprën penale të dëmtimit të mjedisit.
Bujanovaçke ka shkruar pafundësisht për agoninë që kanë kaluar banorët e Bujanocit në vitet e fundit për shkak të zjarrvënieve të vazhdueshme në deponinë nën juridiksionin e ndërmarrjes komunale. Në protestë kanë dalë edhe qytetarët, ndërsa në Kuvendin e Serbisë është diskutuar për zjarret dhe helmimet e qytetarëve.
-Vepra penale e lartpërmendur dënohet me burgim deri në tre vjet – thotë prokurori Nakiq nga Sektori i Bujanocit në Prokurorinë Themelore Publike (PTHP) në Vranjë.
Prokuroria do të monitorojë dhe do të përgjigjet për çdo rast të ri të shkeljes së rregullave për mbrojtjen e mjedisit.

Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *