SALIHI: LIBRA PËR SHQIPTARËT ISHTE IDE E KAMBERIT, PUSHTETI PO I PËRVETËSON MERITAT E TIJ

Albanci će dobiti knjige zahvaljujući Kamberiju
Albanci će dobiti knjige zahvaljujući Kamberiju
Albanci će dobiti knjige zahvaljujući Kamberiju

Shkruan: I.Jovanoviq
Bujanoc, 28 shkurt 2025. – Shqiptarët në burg do të lexojnë libra në gjuhën e tyre amtare falë deputetit Shaip Kamberi, jo kryetarit të komunës Arbër Pajaziti apo drejtorit aktual të bibliotekës, pohon Rahim Salihi, këshilltar nga subjekti opozitar, Partia për Veprim Demokratik (PVD. Ai ka demantuar drejtoreshën e Bibliotekës së Bujanocit “14. Nëntori” Jellena Simiq se burgu i rrethit të Vranjës do të marrë libra në gjuhën shqipe me iniciativë të Ministrisë së Drejtësisë.
Shqiptarët do t’i marrin librat falë deputetit Shaip Kamberi, pohon Salihi, i cili ka reaguar pas shkrimit të Bujanovaçkes.
-Kamberi e ngriti këtë çështje një vit më parë kur i dërgoi një pyetje deputeti Ministrisë së drejtësisë dhe Drejtorisë së ekzekutimit të sanksioneve penale. Ai ka kërkuar pëlqimin për furnizimin me libra në gjuhën shqipe për Institucionin korrektues të Nishit, Burgun e Qarkut të Leskocit dhe Burgun e Qarkut të Vranjës, si nevojë që personat e nacionalitetit shqiptar që vuajnë dënimin të kenë qasje në literaturë në gjuhën e tyre – thotë Salihi.
Librat që do të dhurohen, shton Salihi, janë libra që drejtori i mëparshëm i bibliotekës, Kadri Selimi, i ka siguruar sa ishte në detyrë dhe për këtë drejtoresha Simiq është njoftuar më 27 dhjetor në seancën e Kuvendit.
-Në Kuvend i kam shpjeguar drejtoreshës Simiq kërkesën që Kamberi e ka dërguar në Ministrinë e drejtësisë në mars të vitit 2024 dhe më 3 prill 2024 ka marrë miratimin e ministrisë. Gjithashtu jam informuar se librat i ka siguruar drejtori i mëparshëm dhe se në arkivin e bibliotekës ka një listë me libra. E pyeta nëse ka planifikuar t’i dorëzojë ato libra në institucionet e lartpërmendura – shpjegon Salihi.
Drejtoresha Simiq më pas u përgjigj se ajo nuk dinte asgjë për këtë.
-Ajo tha se drejtori i mëparshëm nuk e kishte njoftuar për këtë kërkesë, por se do të kontrollonte me punonjësit e bibliotekës dhe se nëse librat ishin në arkiv, nuk kishte asnjë kundërshtim që t’i çonte në institucionet korrektuese – shton Salihi.
Ai shton se 15 ditë më parë i ka përcjellë drejtoreshës së bibliotekës përgjigjen që Ministria e Drejtësisë i ka dërguar deputetit Kamberi.
-E përkrah dhurimin e librave, por edhe besoj se duhet ditur se e kujt është ideja, gjegjësisht se nuk është iniciativë as e kryetarit të komunës dhe as e drejtoreshës aktuale të bibliotekës- ka përfunduar Salihi për Bujanovaçke.

Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *