KATËR SPITALET COVID NË VRANJË GATI SE TË MBUSHURA, BUJANOCI NË PRITJE TË REZULTATEVE PËR RRETH 30 RASTE TË DYSHIMTA

Shkruan: N. Stevanoviq

 

Bujanoc, Vranje, 14 korrik 2020. 197 pacientë janë shtruar në katër spitale kovid në Qendrën shëndetësore në Vranjë ndërkohë të lirë kanë mbetur  vetëm edhe 19 shtretër të tjerëndërsa vetëm Shtëpia e shëndetit në Bujanoc është duke pritur për rezultatet e testeve covid-19 për rreth 30 mostra.

 Të gjithë pacientët në QSH Vranjë kanë pneumoni bronkiale, 46 janë me oksigjenoterapi, dhe rastet më të rënda janë duke u dërrguar në Qendrën klinike Nish, transmeton RTS.

 Me të njëjtën diagnosë po paraqiten pothuajse 90 përqind e pacientëve në Ambulancën covid në Bujanovac, ndërkohë që numri i personave që kërkojnë ndihmë po rritet në krahasim me javën e kaluar, kur ishin 80-90 pacientënë ditë, e disa prej tyre janë në pritje të rezultateve të testit që nga 7 korriku.

 Infeksioni me Covid-19 të hënën u konfirmua në gjashtë banorë të komunës së Bujanoc.

 Drejtoresha e Qendrës shëndetësore Ljiljana Antić, paralajmëroi mundësinë e hapjes edhe të një Spitali tjetër Covid.

 – Ende nuk kemi vendosur se cilat ambiente të tjera spitalore do të ppërdoren për spitalin e ri Covid, për këtë do të vendoset në Shtabin e këtushëm të emergjencës, sapo të paraqitet nevoja për këtë. përndryshe, kemi disa ide që Spitali i pestë Covid mund të vazhdojë të hapet brenda Qendrës shëndetësore. Ne po shqyrtojmë që kjo të bëhet në ndonjërin prej reparteve tona, ose të jetë një spital fushor, sepse punonjësit shëndetësor që punojnë në Qendrën e Shëndetit mund të rishpërndahen dhe të jenë në shërbim në katër, përkatësishtë në pesë spitalet Covid – tha ajo për RTS.

 Epidemiologu Branislav Tiodorović dy ditë më parë përmendi mundësinë e shëndrrimit në spital Covid të Spitalit special për rehabilitimin në Banjë të Bujanocit, por drejtori i këtij enti, Goran Nedeljković, i tha të martën Bujanovaçkes se diçka e tillë është vështirë për t’u realizuar.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *