LIQENI I BUJANOCIT SHËNDRROHET NË DEPONI TË EGËR, KOMPETENTËT THONË KEMI NJË PLAN RREGULLIM

Shkruan: Lumturije Limani-Ameti
Bujanoc, 12.5.2021. – Një ndër pasurit natyrore që ka Bujanoci është edhe liqeni i cili ndodhet jo më larg se 5 km nga qyteti.
Faktikisht Liqeni i Bujanocit duhet të ishte një atraksion turistik, por realiteti është tepër i zymt kështu që edhe kjo pranverë e gjenë liqenin e Bujanocit të mbuluar me mbeturina, dhe të lënë në harresë në çështjen e mirëmbajtjes.
Edhe përkundër këtij fakti, jo pak vizitorë frekuentojnë këtë liqe, disa po e shfrytëzonin për ecje, disa për peshkim e të tjer që e duan natyrën dhe veçorit e saja.
F.A. nga Bujanoci i tha portalit tonë se unë vijë pothuajse çdo ditë thjesht për tu relaksu, ndërsa e gjithë kjo papastërti që po shohim këtu, kuptohet se e kan pru njerzit, ndërsa askush nuk kujdeset të pastroj apo mirëmbaj këtë vend që na e ka falur natyra, mendim të njejt ndanin edhe dy vizitorët tjerë, Nemnja dhe A.Agushi ku ky i fundit theksoi se kjo është turp për neve, dhe nëse do të ishte marr një aksion për pastrimin e këtij liqeni une shpreh gadishmëri për të ndihmuar vullnetarisht, por të njejtën besoj që do ta bënin edhe shumë vizitorë të rregullt thekson Agushi.
Informatat që siguroi redaksia jonë nga shefi i kabinetit të Komunës së Bujanocit Sali Salihu, thuhet se ky liqe është në kompetencë të Organizatës Turistike, ndersa pëgjigja e drejtorit të kësaj organizate Shuaj Nezirit ishte kjo:
Liqeni i Bujanocit është një destinacion shumë i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në Komunën e Bujanocit. Jo rastësisht është ndër prioritetet e mia në programin e 2021 për Organizatën Turistike.
Liqeni ka mbet në këtë gjendje për shkak të shumë problemeve të cilat janë zhvilluar ndër vite, e një ndër to është edhe privatizimi që ka ndodhë në atë pjesë vite më parë, e për këtë shkak Komuna e Bujanocit i ka humbur shumë kompetenca.
Ne si Organizatë Turistike bashkë me Komunën e Bujanocit do të tentojmë të hartojmë një studim fizibiliteti për funksionalizimin e Liqenit të Bujanocit. Dhe në bazë të këtij studimi do të shqyrtojmë mundësitë për investime që do të shërbejë për pastrimin, rindërtimin dhe funksionalizimin e këtij kapaciteti turistik që do të jetë në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm në shumë sfera të vendit tonë.
Ne si redaksi kontaktuam edhe Ndermarjen publike Komunalia si përgjegjëse për pastrimin hapsirave publike, por përgjigja e drejtorit Ruzhdi Halili ishte se ne punojmë ato projekte për të cilat na agazhon komuna.
Por në rast se merret ndonjë aksion ne jemi të gatshëm për të ndihmu me këto mekanizma që posedojmë-shprehet Halili.
Liqeni ka gjërësi prej 100 metrave kurse gjatësia nga 920 metra sa ishte vitet e mëparme tash është vetëm 450. Thellësia është prej 1 deri në 12 metra. Lartësia mbi detare është afërsisht 500 metra.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *