SNS NË BUJANOC KËRKON SHKARKIMIN E KRYETARIT TË TUPIT KOORDINUES

Bujanoc, 17 maj 2021 -Në takimin e këshillit lokal të partisë, progresistët e Bujanocit kërkuan shkarkimin e Zoran Stankoviqit nga pozicioni i kryetarit të Trupit Koordinues të Qeverisë për tre komunat në Serbinë e jugut, pozitë të cilën ai e mbanë për gati 9 vjet.

Progresistët e Bujanocit e dërguan këtë kërkesë në Bordin Ekzekutiv të partisë.

Këshilli lokal i SNS votoi për shkarkimin e Stankoviqit me kërkesë e të gjithë bordeve lokale ndërsa kreu i progresistëve të Bujanocit, njëherit edhe deputet popullor, Nenad Mitroviq thotë se bordi ishte unanim:

– Ne besojmë se Stankoviq nuk bëri asgjë për Bujanocin, meqë nuk është zgjidhur asnjë problem. Ne posaçërisht e ia zëmë për të madhe atë që nuk erdhi në Bujanoc pas formimit të shumicës mbarëshqiptare për të siguruar mbështetje për serbët. Ai thjesht nuk e bën punën e tij, nuk shihet të jetë i pranishëm në Bujanoc dhe se popullata serbe nuk përfiton nga ky institucion nën udhëheqjen e tij. Kjo është arsyeja kryesore për këtë vendim të Këshilli lokal të SNS – thotë Mitroviq për Bujanovaçke.

Më 2 nëntor 2012, Qeveria e Serbisë e emëroi Dr. Zoran Stankoviqin për kryetar të Trupit Koordinues të Qeverisë së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Ky institucion u formua nga qeveritë e Serbisë dhe ish-RF Jugosllavisë në fund të vitit 2000 pas fillim të konflikteve të armatosura në jug të Serbisë ndërsa kryetari i parë i tij i parë ishte Nebojsha Çviq.

Pas konfliktit, misioni i TK u konceptua si një lidhje midis autoriteteve lokale dhe qendrore.

Po ashtu, në takimin e së shtunës, progresistët e Bujanocit kërkuan që ministri i mbrojtjes dhe zyrtari i SNS-së Nebojsha Stefanoviq të shkarkohen nga të gjitha funksionet e shtetërore dhe partiake.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *