Bujanoc, 24 maj 2021.-Sipas të dhënave më të fundit nga Shtabi për situata të jashtëzakonshme i Qytetit të Vranjës, nga 119 mostra të testuara në Covid – 19 nga rrethi i Pčinjës, u konfirmuuan 7 raste pozitive.
Nga ai numër, 5 janë nga Vranja, ndërsa me nga një rast ishin nga Presheva dhe Bosilegradi.
Nuk kishte infeksione të reja me koronavirus në komunat e tjera të rrethit të Pčinjës.
Në Bujanoc të dielave nuk bëhen testime.