NË BUJANOC, DHJETË TË PREKUR NGA COVID – 19

Bujanoc, 20. shtator 2021 – Gjatë fundjavës, në Bujanoc janë regjistruar 10 raste të reja me Covid – 19.

Të gjithë të sapo infektuarit u testuan të shtunën, ndërsa sipas raportit të fundit të Entit për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë, të dielën nuk kishte asnjë rast pozitiv në Bujanoc.

Ju kujtojmë, se të dielave nuk bëhen teste për Covid-19 në Qendrën Shëndetësore Bujanoc.

Me 10 raste të reja që nga e shtuna, që nga fillimi i muajit numri i rasteve pozitive është rritur në 191.

Nga 311 persona të testuar në rrethin Pçinja, 139 persona rezultuan pozitivë në 24 orët e fundit.

Dje, numri më i madh i të infektuarve u regjistrua në Vranjë – 101, në Vladiçin Han dhe Surdulicë nga 16 raste të reja secila, ndërsa nga 2 raste të reja u konfirmuan në Preshevë, Trgovishtë dhe Surdulicë.

Në Spitalet Covid në QSH në Vranjë janë të hospitalizuar 142 pacientë me infeksion Kovid dhe pneumoni, ndërsa 61 ishin me oksigjenoterapi.

6 pacientë u pranuan për trajtim spitalor, dhe një u transportua për në Krushevc.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *