Bujanoc, 26. tetor 2021. – Në 24 orët e fundit 15 banorë të Bujanocit janë infektuar me koronavirus, thuhet në raportin e fundit nga Enti i Shëndetit Publik në Vranjë.
Pas disa ditësh me një numër njëshifror të të infektuarve, pati një rritje të mprehtë në numrin e pozitivëve.
Nga fillimi i muajit, 241 banorë të komunës së Bujanocit janë sëmurë nga Covid – 19.
Nga 577 mostra të testuara nga territori i rrethit të Pçinjës, 182 kanë rezultuar pozitiv me COVID 19.
Numri më i madh i të infektuarve është në Vranjë -102, pasuar nga Surdulica me 31 dhe Vlladiçin Hani me 24.
Bosilegradi me 6 raste të reja pozitive, Trgovishtja me 3 dhe Presheva me një janë tri komuna me numër njëshifror të të infektuarve.
Numri i pacientëve që trajtohen në spitalet Kovid të Vranjës është 115, të gjithë pozitivë me koronavirus dhe kanë pneumoni.
Janë 62 pacientë me oksigjenoterapi
Në 24 orët e fundit 15 pacientë u shtruan për trajtim spitalor dhe 12 pacientë u liruan në shtëpi.