Bujanoc, 29. tetor 2021. – Shtëpia e Kulturës në Bujanocit ka shpenzuar 8,25 milionë dinarë ose gati një milion në muaj për faturat e energjisë elektrike, komunali dhe telefon, sipas të dhënave deri te të cilat ka ardhur Bujanovaçke.
Arbër Pajaziti, kreu i opozitës Alternativa për Ndryshim, beson se shkak i konsumit të lartë të energjisë elektrike është e ashtuquajtura minierë, gjegjësisht kërkimi i kriptovalutave.
Përkatësisht, kjo punë kërkon një konsum të madh të energjisë elektrike.
– Ja si kriptovalutat dhe bizneset në Shtëpinë e kulturës kanë bërë që fatura e rrymës të jetë në shumë prej 300 mijë dinarë– ka shkruar Pajaziti në profilin e tij në Facebook.
Kryetari i komunës, Nagip Arifi, në seancën e Këshillit Komunal ka konfirmuar se ky institucion publik paguan 300 mijë dinarë në muaj vetëm për rrymë.
Arifi tha se do të kërkojë shpjegim për shumën e faturës nga drejtori i Shtëpisë së Kulturës, Granit Sadriu, staf i Lëvizjes për Progres Demokratik, lider i së cilës është nënkryetari Shqiprim Musliu.
Për krahasim, për këtë dedikim Qendra Sportive “Rinia” në të njëjtën periudhë ka shpenzuar 900.000 dinarë, ndonëse në sallën e sportit çdo ditë zhvillohen ngjarje si ndeshje sportive dhe stërvitje.
Javën e ardhshme Bujanovaçke do të merret më në detajet rreth shpenzimeve në të gjithas entet publike themelues i të cilave është komuna.