Bujanoc, 25. shkurt 2022. Nga e hëna (28 shkurt) nxënësit do ta ndjekin mësimin drejtpërdrejt në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Serbi, përkatësisht në bankat shkollore, ka vendosur Ekipi për monitorim dhe koordinim të zbatimit të masave parandaluese në punën e shkollave.
Nga 18 deri më 23 shkurt, 1348 (0,18 për qind) fëmijë të moshës shkollore, nga 6 deri në 18 vjeç, janë sëmurë me Covid – 19, sipas Institutit të Shëndetit Publik të Serbisë “Dr Milan Jovanoviq Batut”.
Përqindja e fëmijëve të moshës shkollore në numrin total të rasteve të konfirmuara me Covid – 19 në të njëjtën periudhë ishte 4.7 për qind e numrit të përgjithshëm të rasteve, njoftoi Ministria e arsimit.
Ekipi për shkollat do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe të marrë vendime në baza javore, thuhet në kumtesë.