KRZ ANULON ZGJEDHJET NË TËRNOC, PAS MIRATIMIT TË ANKESËS SË PARTISË SOCIALISTE TË SERBISË

Bujanoc, 9. maj 2022. Komisioni Republikan Zgjedhor (KRK) i anuloi zgjedhjet e përsëritura parlamentare në Tërnoc, mëson Bujanovaçke.

KRZ-ja në seancën e sotme me 26 vota pro miratoi kundërshtimin e Partisë socialiste të Serbisë ndaj vendimit të Komisionit komunal zgjedhor në Bujanoc, i cili paraprakisht kishte refuzuar kërkesën e PSS-ës për anulimin e zgjedhjeve për shkak të parregullsive.

Koalicioni i shqiptarëve të Luginës, i cili në zgjedhjet e përsëritura në vendvotimin numër 6 në Tërnoc, fitoi numër të mjaftueshëm të votave për mandatin deputetit, për këtë vendim të KRZ-ës do të ankohet në Gjykatën administrative.

Afati për paraqitjen e ankesës është 72 orë, aq sa i duhen edhe Gjykatës për të vendosur mbi këtë lëndë.

Nëse gjykata e refuzon ankesën e koalicionit shqiptar, banorët e Tërnocit do të shkojnë për të tretën herë në zgjedhje.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *