Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 23. maj 2022. KKëshilli zgjedhor (KZ), i cili do ta zbatoj procedure zgjedhore në zgjedhjet parlamentare të 27 majit në vendvotimin nr. 6 në Tërnoc, do të emërohet pas datës 25 maj, kohë në të cilën grupet parlamentare dhe listat zgjedhore do t’ia propozojnë Komisioni komunal zgjedhor anëtarët për përbërjen e tij.
Kryetari i KKZ-së, Fejzi Beqiri, i tha Bujanovaçkes se procedura për emërimin e anëtarëve (KZ) eedhe për një përsëritje të zgjedhjeve parlamentare nuk do të ndryshojë nga dy të mëparshmet.
– Procedura është e njëjtë, dallimi i vetëm është se anëtarë të KZ nuk mund të jenë ata që në zgjedhjet e 3 dhe 28 prillit tashmë ishin në përbërjen e tij në këtë vendvotim – thotë Beqiri.
Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (KRZ) i anuloi zgjedhjet e përsëritura parlamentare në Tërnoc pas kundërshtimit të ushtruar nga PSS dhe përcaktoi 27 majin si date e mbajtjes së zgjedhjeve të reja.
Përbërjen e përhershme të Këshillit zgjedhor e përbëjnë kryetari, zëvendësi i tij, dy anëtarë dhe zëvendësit e tyre, të cilët emërohen me propozim të grupeve parlamentare në Kuvendin e Serbisë, në raport me numrin e deputetëve.
Në zgjedhjet e përsëritura të 28 prillit, kryetari i KZ-së ishte nga PPS-ja, zëvendësi i tij nga SDPS, ndërsa një anëtar i përbërjes së përhershme ishte përfaqësues i grupit parlamentar të Luginës së Bashkuar – SDA, ndërsa tjetri nga PSS.
Zëvendësuesit e tyre u emëruan me propozimin e PPS-së.
Përbërja e zgjeruar përbëhet nga një anëtar dhe një zëvendës anëtar i propozuar nga parashtruesit e listave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare.
Ndryshe, anëtarët e KZ-së me propozimin e listës “Duhet” më 28 prill kanë qenë njerëz të afërt të Partisë për Veprim Demokratik (PVD) të Shaip Kamberit, ndërsa lista “Të bashkuar për fitoren e Serbisë” as që kishte propozuar përfaqësuesit e saj.